• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULONI QYTETIN ME MË SHUMË SHOFERE GRA!/ Nuk është Tirana! Më pak ka në …
Home
Sociale

ZBULONI QYTETIN ME MË SHUMË SHOFERE GRA!/ Nuk është Tirana! Më pak ka në …

13 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

auto

Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur numrin e lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra.

Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve të Monitor për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi.

Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8  gra për çdo 1000 banorë.

Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë. Megjithatë hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë. Për të njëjtin vit, INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Megjithatë numri i burrave që kanë marrë një leje drejtimi ka ardhur në rënie ne krahasim me një vit më parë kur u pajisën 49,651 burra.

Kjo do të thotë që numri i meshkujve që marrin leje drejtimi është dy herë më i lartë se ai grave. Monitor

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËHU BURRË, BASHA IK"/ Nis lëvizja, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Je i paaftë, dështak, gënjeshtar!
Previous article SULMI TERRORIST NË NORVEGJI/ Ja kush është autori 21 vjeçar

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT