• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TEATRI KOMBËTAR”/ Rama citon studiuesin e artit, Papagjoni: Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje?
Home
Politikë

“TEATRI KOMBËTAR”/ Rama citon studiuesin e artit, Papagjoni: Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje?

12 August, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pasditen e sotme mesazhin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni, për të goditur të gjithë artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i qeverisë publikon mesazhin e kritikut Papagjoni, i cili shprehet se duhet një godinë e re teatrore. Sipas tij, “njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik”.

“Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit.

JOSIF PAPAGJONI:

Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik. Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VERSACE“ KËRKON FALJE? Ja gabimi që zemëroi Kinën...
Previous article GARANCIA E 6 SHTETEVE TË MËDHA PËR.../ Huaja e parë që mori shteti shqiptar në 1914

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri Politikë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie Politikë

BETOHET PARA PRESIDENTIT/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT