Pas shpalljes në kërkim nga policia evazion fiskal, ka ardhur reagimi i administratorit të ‘Gega Oil’, Paulin Gega.
Ai ka thënë se është nisur ditën e djeshme me pushime, ndërsa për shpalljem më kërkim e ka marrë vesh nga mediat, ditën e sotme.
“Dje u nisa në Greqi për pushime me familjen. Kam prenotuar para dy muajsh dhe kjo gjë mund të verifikohet mjaft mirë në agjencitë turistike. Sot mësova që jam në kërkim për evasion fiscal. Jam tatimpagues i rregullt, ndër 10 më të mëdhenjtë”, ka thënë Gega për News 24.
Gega ka thënë ndër të tjera se është zhvilluar një kontroll para dy ditësh në magazinën e shitjes me shumicë në Vrinë, Durrës dhe është bllokuar puna për disa orë
“Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012!
Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.
Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë”, ka thënë administratori.


