• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKA VEND PËR SULME/ BE, 42 milionë euro për drejtësinë. 6 agjenci për ngritjen e SPAK
Home
Politikë

SKA VEND PËR SULME/ BE, 42 milionë euro për drejtësinë. 6 agjenci për ngritjen e SPAK

10 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Reforma në Drejtësi nuk është shqiptare, më së shumti ajo i përket BE-së dhe SHBA-së. Këtë e ka faktuar shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera e cila ka bërë të ditur se Bashkimi Europian ka dhënë jo pak por 42 milionë euro për zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, kështu që sulmet e Metës, të Bashës dhe të Berishës në drejtim të kësaj reforme nuk pijnë ujë aspak.

Të gjithë janë të rreshtuar dhe s’duhet të bëjnë gjë tjetër veçse ta pranojnë, sepse këtu s’ka gisht Rama dhe akuzat ndaj tij, por BE dhe SHBA, të cilët kërkojnë llogari një më një për çdo euro të hedhur për këtë reformë dhe për rezultatet konkrete që presin prej saj.

“Ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës.

Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”, nënvizoi shefja e ONM, Genoveva Ruiz

Shefja e ONM-së ndër të tjera ka bërë të ditur se janë angazhuar 6 agjenci ndërkombëtare të cilat po punojnë fort për të ngritur sa më parë SPAK.

“Në këtë fazë, ne nuk konsiderojmë se vendosja e një misioni tjetër të ngjashëm me ONM-në është e nevojshme, por mbështetja e BE-së për reformën gjyqësore do të vazhdojë, me të gjitha instrumentet në dispozicionin tonë. Për shembull, misioni ynë EURALIUS ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet evropiane, duke siguruar një mbështetje dhe ekspertizë të vlefshme teknike. Misioni ynë PAMECA është mbështetja e agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimeve të rënda dhe korrupsionit. Këto misione të asistencës së BE-së janë duke punuar ngushtë me agjencitë tona ligjore të BE-së: Eurojust, Frontex, Europol, Cepol për të zhvilluar kapacitetet e autoriteteve shqiptare në përputhje me praktikën më të mirë evropiane”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se Calavera kohët e fundi ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave të presidentit Meta për kapje të reformës në drejtësi dhe shtrembërim të saj.(realstory.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITUAN STADIUMIN E RI KOMBËTAR/ Shakohoxha - Ardit Gjebreas: Do na kishe lënë pa punë... (FOTO)
Previous article HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Përcaktohet kalendari për sezonin e ri 2019-2020

k.autor

Postime të ngjashme

ME FTESË TË KANCELARIT MERZ/ Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në ... Politikë

ME FTESË TË KANCELARIT MERZ/ Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në ...

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje Aktualitet

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

DOSJA "BALLUKU"/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake, vendos nëse çështja kalon ose jo për gjykim Politikë

DOSJA "BALLUKU"/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake, vendos nëse çështja kalon ose jo për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT