Ata fshehën drogën në zonën Conca Verde dhe me këtë furnizuan shumë tregtarë të vegjël nga zona e Savona.
Organizata e vogël kriminale u çmontua nga policia lokale, duke çuar në pranga edhe dy shqiptarë. Të arrestuarit janë Rasim Hoxha, 34 vjeç dhe Lorenc Peraj, 24 vjeç, shoferi i automjetit që mbante drogën. Hetimet ndaj tyre nisën në vitin 2017.
Mediat italiane shkruajnë se vendi ku ata fshihnin lëndën narkotike ishte në ConcaVerde, përfshirë marijuanën, drogat sintetike, hashashin dhe kokainë. Zona u identifikua falë disa kamerave.
Sipas hetimeve të kryera muajt e fundit, u zbulua një organizatë e konsideruar pikë referimi për shitës të vegjël, të fundit në zinxhirin e shitjes së drogës për klientët.


