• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT NË TUNELIN E ELBASANIT!/ Policia shton masat, tashmë ju vëzhgon radari (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT NË TUNELIN E ELBASANIT!/ Policia shton masat, tashmë ju vëzhgon radari (VIDEO)

9 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Parakalimi i gabuar dhe futja në korsinë e ndalur në tunelin e Elbasanit për pak sa si ka kushtuar jetën pasagjerëve të një veture dhe të një autobusi linje.

Në videon ekskluzive siguruar nga Report Tv rezulton se një auto-veturë siç shihet në pamje futet në korsinë e ndaluar e cila deri para pak muajsh nuk ishte e hapur dhe në manovër për të ndërruar korsinë vetura përplaset me autobusin.

Shkak sipas hetimit ka rezultuar futja në korsinë e gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia rrugore ka bërë me dije për Report Tv se prej disa javësh po teston radarët elektronik në tunele cka do të sjell ndëshkimin të shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Çdo shkelje sipas policisë do të jetë e dokumentuar me foto dhe video si në këtë rast ku aksidenti është filmuar në kohë reale nga kamerat e sigurisë dhe ka shërbyer si provë për ndëshkimin e drejtuesit që shkeli rregullat.

Radarët e shpejtësisë në tunele përfshi atë Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Kalimashit do të jenë 24 orëshe dhe me identifikimin e targave në mënyrë automatike do të printojnë edhe gjobat të cilat më pas hidhen në sistem dhe u dërgohen në shtëpi shkelësve.

Radar elektronik brënda në tunel

Po ashtu për çdo shkelës në hyrje daljet e tuneleve patrullat e policisë përgjatë shërbimit do të njoftohen në kohë reale për të ndaluar dhe ndëshkuar ata që nuk respektojnë sinjalistikën.

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet patrullat kanë ndëshkuar mbi 40 shkelës të cilët nuk kanë respektuar korsinë, kthimin e detyruar, këmbësorët si dhe semaforin.

Çdo ditë policia rrugore në të gjithë vendin ndëshkon mbi 10 mijë drejtues mjetesh ndërsa shumica e tyre rezultojnë se janë përsëritës ndërsa një pjesë e mirë e tyre me heqjen e pikëve u janë bllokuar patentat dhe do të kalojnë për ri-testim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Dalin nga “koma” Skënderbeu dhe Flamurtari, ja të gjitha lëvizjet
Previous article "LUFTA ME DEKRETET E RRUGËVE"/ Meta "BLLOKON" zhvillimin ekonomik dhe TURIZMIN

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT