Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, të Italisë. Një shqiptar ka goditur me thikë kolegun e tij polak me të cilin ndante apartamentin. Nga raportimet e mediave vendase bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje për motive banale.
Diskutimi i ashpër mes dy personave kishte në një apartament në Via Primatiçio, ku pas debateve shqiptari e goditi disa herë shokun e tij të dhomës, një qytetar polak tridhjetë e katër vjeç, me thikë kuzhine.
Agresori e goditi viktimën në bark dhe në pjesë të tjera të trupit, por për fat të mirë ato nuk prekën organet jetësore. 34-vjeçari polak u shpëtua nga ndihma e shpejtë mjekësore. Agresori shqiptar u largua menjëherë nga vendngjarja pas aktit makabër dhe tashmë është në kërkim nga policia.


