Pas statusit të Erion Braçes (kliko këtu), ka reaguar edhe deputeti i partisë demokratike Myslim Murrizi, ai ka thënë se Basha ka 7 ditë që ka qenë në Divjakë. Ndër të tjera ky i fundit ka shtuar se kryetari I PD-s I trajton demokratët si figurantë, ndërsa xhiron filma dhe i sheh në plazhet e Europës.
Reagimi i dy parlamentarëve dhe përfaqësuesit e asaj zone erdhi pasi Basha dje publikoi fotot ku kishte qenë në Divjakë dhe duket se ato e bën për të evituar se është me pushime.
Duket se Basha ose stafi që mban prapa po bëjnë punë që të duket se kryetari i tyre është në takime me qytetarë dhe jo me pushime.
Vendimi i firmosur nga Basha se nuk do të ketë pushime për demokratë:
Basha në një mbledhje të kryesisë së partise demokratike tha se: Për askënd nuk do të ketë pushime, dhe të gjithë koordinatorët bashkë me drejtuesit e partive në rrethe do të bëjnë takime me çdo qytetar, për të vijuar aksionet opozitare.
Por ai që duket se nuk e ka ndjekur këtë udhëzim është vetë ai që e ka propozuar dhe firmosur është vetë zoti Basha. Duket se Basha në 6 muaj protestë është “lodhur” dhe ka zgjedhur të shkoj në Hollandë dhe do rikthehet në shtator atëherë do jetë më i “kthjellët”.
Përgatiti: AlpeNews.al




