• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
10 VITE NGA VRASJA E 4 POLICËVE NË DURRËS/ Përkujtohen katër të rënët në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit
Home
Aktualitet
Kronikë

10 VITE NGA VRASJA E 4 POLICËVE NË DURRËS/ Përkujtohen katër të rënët në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit

7 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

10 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Ata janë heronjtë e uniformave blu: Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani. Sot mbushen 10 vite nga kjo ngjarje e rëndë dhe drejtësia ende nuk është vënë në vend. Të katër të vrarët nga radhët e policisë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

“Këta djem të rinj nuk kanë nevojë as për fjalë dhe as për elozhe, por vetëm për një përulje me respekt ndaj tyre. Ju prindër ndonëse me lot në sy dhe plagë në zemrën tuaj duhet të jeni krenarë sot e përgjithmonë, pasi emri i tyre nuk do të harrohet kurrë, por do të kujtohen ndër breza. Janë ëndrrat e tyre të lëna ne mes që do të na bëjnë të ecim përpara.” u shpreh Valbona Xhani, bashkëshortja e të ndjerit Fatos Xhani.

Dështimi i aksionit policor bëri që Dritan Dajti të vriste katër punonjës police. Pas 10 vitesh dosja Dajti endet në duart e gjykatës.

 

“Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar. Dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare.” deklaroi Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë së Shtetit.

224 efektivë policie kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Zevendësministrja e Brendshme Rovena Doda bëri apel:

“Të rreshtohen në krah të policisë së shtetit institucionet që sakrifikon më shumë e përditë deri në sakrifica sublime, por fatkeqësisht mbi supe jo rrallëherë kanë baltën e akuzave të pamerituara. Policia është dhe mbetet vetëm e shtetit, ndaj të duam policët dhe policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Philippe Coutinho refuzon të largohet nga Barcelona në...
Previous article ARRESTOHET PËR TRAFIKIM DROGE/ Dikur cilësohej lojtar më i mirë se Ronaldo, përfundon në burg

k.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT