
Duke mos përmendur asnjë fjalë sipas konturit që i takon kreut të shtetit, Meta përmes zdhënësit Tedi Blushi ka “rrëshqitur” rënë në një fjalor vulgu.
Reagimi i plotë i Presidencës:
Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.
E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.
Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.


