• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RROTACIONI NË KAMËZ/ Pritet të bëhet betimi i kryetarit Rakip Suli
Home
Politikë

RROTACIONI NË KAMËZ/ Pritet të bëhet betimi i kryetarit Rakip Suli

7 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Politikë

Sot pritet të bëhet betimi i kryetarit të ri të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i dalë nga procesi zgjedhor i 30 qershorit.

Mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Kamzës e ka thirrur prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, dhe do të bëhet në ambientet e shkollës “Hillary Clinton” në qendër të Kamzës. Por, ky vendim i marrë nga prefektja e Tiranës solli edhe reagimin e Partisë Demokratike. Nënkryetari i PD-së, Edmon Spaho, akuzoi Jahollarin se ka abuzuar me detyrën dhe për këtë, PD ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

Këtë akuzë PD e mbështet në thirrjen përpara kohe të Këshillit Bashkiak të Kamzës, pasi, sipas tij, Këshilli aktual ka mandat deri në datë 14 gusht.

“Padurimi i Edi Ramës për të kontrolluar çdo pushtet në vend dhe, nëpërmjet tij, të grabisë çdo pasuri të vendit, e ka shtyrë atë në thellimin e paligjshmërisë së 30 qershorit, duke urdhëruar prefekten e Tiranës të uzurpojë kompetencat e pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës. Këshilli Bashkiak i Kamzës ishte thirrur për konstituim në datën 14 gusht nga sekretari aktual i Këshillit, por, në shkelje flagrante të ligjit, prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës. Ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual, por, megjithëse ai e ka ushtruar atë rregullisht, duke thirrur konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës brenda afatit, përfaqësuesja e Edi Ramës ka vendosur të cenojë autonominë e pushtetit lokal dhe të uzurpojë kompetencën e sekretarit të Këshillit Bashkiak”, deklaroi Spaho.

Ai theksoi se Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të paligjshëm të prefektes së Tiranës, duke e konsideruar atë një ndërhyrje flagrante të qeverisë në ushtrimin e kompetencave të pushtetit lokal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KJO PO QË ISHTE SURPRIZË/ Ledri Vula sjell super bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë (FOTO+VIDEO)
Previous article PARASHIKOHEN NDRYSHIME/ Hyn në fuqi më 15 gusht ligji i ri për masat kundër duhanit

k.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

DOSJA "AKSHI"/ Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit Aktualitet

DOSJA "AKSHI"/ Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT