Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 55-vjeçar ka kryer akte të turpshme ndaj një vajze minorene.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se personi në fjalë, ka joshur e më pas dhunuar s*ksualisht 17-vjeçaren në banesën e saj.
55-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë, ndërkohë që mësohet se adoleshentja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja është registruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit, ndërsa ditën e sotme është bërë publike nga policia.
Denoncimi i skandalit është bërë nga vetë adoleshentja, e cila i është drejtuar ambienteve të komisariatit të policisë.


