• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDAHET NGA JETA THEMELUESI I PD-së NË BERAT/ Trashëgiminë që ai na la duhet ta ruajmë
Home
Politikë

NDAHET NGA JETA THEMELUESI I PD-së NË BERAT/ Trashëgiminë që ai na la duhet ta ruajmë

4 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Beratit, Fehmi Telegrafi ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë nga kryedemokrati, Lulzim Basha. Me anë të një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, Basha i ka shprehur ngushëllime familjes, e ndërsa ka rrëfyer edhe momentin e pikëtakimit mes Telegrafit dhe PD-së.

Deklarata e plotë

Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek “Poligoni” u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite.

Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i fortë.

Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.

Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it.

Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LAMTUMIRËS ZHGËNJYESE TEK MILAN/ Gattuso merr ofertë nga klubi francez...
Previous article JUVENTUS HEQ DORË PËR HYSAJN/ Një tjetër skuadër interesohet për mbrojtësin, ja emri

k.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT