• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ OKB jep alarmin për ISIS: Sulme të mundshme terroriste në 2020
Home
Nderkombetare

RAPORTI/ OKB jep alarmin për ISIS: Sulme të mundshme terroriste në 2020

4 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron një valë sulmesh terroriste brenda fundit të vitit.

Në një raport të përpiluar nga Këshilli i Sigurimit, specialistët theksojnë se lëvizjet ekstremiste islamiste vijojnë të përbëjnë një kërcënim serioz në botë.

Autorët ngrenë shqetësimin për rreth 30 mijë luftëtarë që nga viti 2004 i janë bashkuar kalifatit të ISIS, al-Kaedës apo grupeve të ngjashme.

Mendohet se rreth 2 mijë ekstremistë kanë mundur të rikthehen vetëm në Europë, ku po ndikojnë në radikalizimin e personave të varfër, te të burgosurit, të përbuzurit ose të nënvlerësuarit nga shoqëria.

Në raport përmendet edhe rasti i kthimit të mbi 100 shqiptarëve të Kosovës nga Siria në muajin prill, mes të cilëve 32 gra dhe 74 fëmijë familjarë të luftëraëve.

Ndërkohë, mësohet se nuk kanë qenë të suksesshme programet e çradikalizimit të personave që janë kapur teksa luftonin për grupet xhihadiste.

Shumë prej tyre vuajnë dënime të gjata me burg dhe mbeten një rrezik për sistemin penal dhe tërë shoqërinë nëse lirohen.

Edhe pse sulmet ekstremiste janë pakësuar që nga vitet 2015 dhe 2016, kur në vende si Franca, Belgjika dhe Gjermania u shënuan me qindra viktima, kontinenti i vjetër mbetet i kërcënuar, sikurse Afrika Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, grupi ISIS ende mendohet se ka akses në financa që shkojnë deri në 300 milionë dollarë, dhe po përdor propagandën për ta ruajtur reputacionin e vet si një nga grupet terroriste kryesore të botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NGELE ME BREKË O VARI**RISTE FEMËR”/ Ndjekësja nuk përmbahet më, ofendon keq Luanën (FOTO)
Previous article PASOJAT E BOJKOTIT/ PD dhe aleatët humbasin financimin nga shteti, por jo selitë

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT