• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJE MË 13 TETOR?/ Sokol Balla: Pjesë e iluzioneve të Metës, është ditë pushimi edhe për KQZ
Home
Politikë

ZGJEDHJE MË 13 TETOR?/ Sokol Balla: Pjesë e iluzioneve të Metës, është ditë pushimi edhe për KQZ

3 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gazetari Sokol Balla ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për Mapo Balla shpehet se 13 tetori është një iluzion i presidentit Ilir Meta, dhe se kjo datë është një ditë pushimi edhee për KQZ-në.

“Zgjedhje patëm në 30 qershor, qenë të cunguara si zgjedhje demokratike për shkak të aksionit të dështuar të Bashës. 

Kolegji Zgjedhor, organi më i lartë pa të drejtë rekursi i vendimeve për zgjedhjet e ka zgjidhur këtë dilemë. Presidenti, i cili ka nisur një rrugëtim të tij për kushedi se ku, shpalli një dekret të tretë për një palë zgjedhje dhe tani kërkon edhe zgjedhje presidenciale në një Republikë, ku kreu i shtetit zgjidhet nga parlamenti.

 

Nëse Gjykata Kushtetuese ngrihet para 13 tetorit dhe nëse vlerëson dekretet e Metës si kushtetuese, ndoshta kjo datë hyn në kalendar. Deri atëherë mbetet pjesë e iluzioneve apo deluzioneve të presidentit dhe që po ua përçon dhe disa partive të vogla, për zgjedhje në 13 tetor, një ditë pushimi edhe për KQZ. 

As Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim deri në 13 tetor dhe askush nuk do dalë atë ditë për votime, vetëm nëse presidenca bën kuti votimi me kartona dhe cakton Tedi Blushin për të drejtuar nga Facebook-u procesin. Po pastaj këtu hyjmë te patologjitë klinike, unë kam mbaruar shkollën për gazetar, jo për doktor.”– tha Balla.

Ndërkohë për negociatat, Balla tha se do të hapen dhe duke ironizuar të shqetësuar për këtë janë vetëm Meta dhe blogeri Olti Curri.

“Nuk ka patur refuzim, ka patur disa herë shtyrje. Herë për fajet tona, herë për hallet e Europës. Unë mendoj se tetori është një datë optimiste për marrjen e datës për çeljen e negociatave. Kujtoj se de facto negociatat kanë filluar prej dy vjetësh, për dy kapitujt më të rëndësishëm mos gaboj, 23 dhe 24. 

Për sa u përket përgjegjësive, në raport-progres cilësohet ku është përgjegjësia e ekzekutivit dhe aty ai ka marrë vlerësimin pro hapjes. Kur vjen puna te Shqipëria, sigurisht përgjegjësi kanë të gjithë, por me kaq herë sa po na e shtyjnë këtë punë, pak rëndësi ka kush e ka përgjegjësinë, të vetmit të shqetësuar duken Ilir Meta dhe Olti Curri.”- u shpreh Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM/ Pas Kejvina Kthellës e bën edhe Belinda (FOTO+VIDEO)
Previous article "AJO ËSHTË RIHANNA SHQIPTARE"/ Mediat e huaja shkruajnë për Beatrix Ramosajn (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT