Afati I vendosur për rigjistrimin në zgjedhjet sipas presidenti Meta të 13 tetorit. Sot sipas kreut të KQZ Klement Zgurit duhej të mblidhej KQZ për të diskutuar për 13 tetorin, ai u shfaq I vetë dhe e shtyu mbledhjen pasi kolegët e tij ishin me pushime pët e tij ishin me pushime për shkak se zgjedhjet lokale janë kryer më 30 qershori.
Çfarë ndodhi dje:
Dje 3 parti aleate të Bashës I dërguan një letër KQZ për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit. Në letër kishin firmosur Fatmir Mediut PR, Agron Duka PAA dhe Endrit Braimllarit, përfaqësues I LSI-s pasi ende nuk dihet asnjë lajm për kryetaren e LSI-s, Monika Kryemadhi pasi duket se I ka braktisur lëvizjen e opozitës.
Nuk dihet ende ç’farë ka ndodhur me të a ka shuar me pushime, pasi reagimi I fundit ishte një postim I saj ku uronte ish-deputeten e LSI-s Klajda Gjoshën që ishte bërë nënë. Ndoshta për ta zbuluar çfarë ka ndodhur me të do ta zbulojmë në shtator spse edhe pse opozita tha se nuk ka pushime duket se vetëm Basha nuk po bën pasi të tjerë po rehatohen nëpër plazhe.
Edhe presidenti Meta dhe njëkohësisht bashkëshorti I Monika Kryemadhit I ka nisur pushimet nëpër male ku atje I kishte linur një pyetje për tu bërë amerikanëve.


