• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Largimi i aleatëve dhe mëdyshja e Bashës
Home
Politikë

SHËNIM/ Largimi i aleatëve dhe mëdyshja e Bashës

2 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Nga Artur Ajazi

Tashmë është e qartë se, ata që kanë mbetur ende pa e braktisur Lulzimin në rrugëtimin e tij të mbrapshtë, janë aleatët, partiçkat që deri dje deklaronin se “jemi një dhe të pandarë nga PD”.

Por së fundi po vërtetohet se aleatët e Partisë Demokratike, duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, (pavarsisht se kjo gjë nuk pranohet nga KQZ) dhe i kanë kërkuar asaj nisjen e proceduarave.

Në një letër të gjatë nisur KQZ, dhe që mban firmën e kreut të PR Mediut, kreut të PAA-së Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, kërkohet “respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit”.

Ky vendim (në dukje qesharak) vjen pas mbledhjes që aleatët zhvilluan me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në SHQUP. Nga ana e tij Lulzim Basha aspak i surprizuar për këtë gjest të aleatëve të tij “besnikë” ka deklaruar se “KQZ ka detyrim të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje”.

Lulzimi edhe nuk e njeh si strukturë, por edhe i drejtohet KQZ , duke bërë hasha gjithçka ka nxjerrë nga fletushkat e tij. Mëdyshja e Lulzimit duket qartazi edhe kur rreket të deklarojë se “shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme, dhe se i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e tyre më 13 tetor”.

Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Letra e aleatëve të Lulzimit, vjen dy ditë para 4 gushti, afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike, (nëse do ketë zgjedhje në 13 tetor) ndonëse anëtari i KQZ Bledar Skenderi deklaroi se “kjo ditë është pushim zyrtar për këtë institucion dhe se 30 qershori është një kapitull i mbyllur”.

Por edhe pse ditën e shtunë KQZ ka vendosur të marrë në “shqyrtim” letrën e aleatëve të Lulzimit, duket se gjithçka është vendosur lidhur me zgjedhjet lokale. Por ajo që bie në sy dhe që në fakt pritej nga kampi opozitarist, është ftohja dhe largimi gradual i partiçkave që deri para disa ditësh SHQUP-I, i përdorte si “aleatë besnikë”.

Por ja që edhe aleatët përtej oborrit të PD, kanë vendosur të bëjnë prokopinë e tyre politike, duke mos vajtur më pas të “mbyturit”.

Nga ana e tij edhe Lulzimi ndjehet në mëdyshje të madhe, pasi ka konstatuar se toka nën SHQUP ka kohë që ka nisur të dridhet, dhe ka gjasa të mbetet përfundimisht rrugëve si parti. Duke parë normalitetin në të cilën po zhvillohet procesi dorëzimit të bashkive nga ish-kryetarët trimoshë, tek ata të rinjtë e zgjedhur me votën e lirë të 30 qershorit, kthesa e parë e cila ka tronditur kryetarin e aleancës opozitariste ishte pikërisht ndryshimi i kursit nga partiçat vasale.

Këto të fundit, edhe pse pa asnjë perqindje të vetme në elektorat, ndoshta mendojnë se pikërisht tani është momenti, të dalim nga bataku dhe të rrëmbejmë ndonjë mandat këshilltari, apo diçka tjetër.

Rrënimi politik që PD i solli vehtes me ndjegie mandatesh dhe protesta të dhunshme, dhe sidomos kokëfortësia mesjetare për të mos marrë pjesë edhe në zgjedhje, ishin dhe mbeten shkaqet kryesore të largimit të aleatëve “besnikë” nga SHQUP-i.

Duke “nuhatur” më të keqen, ata nxituan duke shkruar letra dhe peticione drejt KQZ, por gjithsesi me vonesë në kohë. Shpërthurja e kampit opozitarist, duhet patjetër të ketë një shkaktar, duhet patjetër të ketë një person apo një subjekt politik, mbi të cilin duhet të bien pasojat katastrofale të vetëasgjesimit.

Ka ardhur momenti i shumëpritur, që Shqipëria të ketë opozitën e saj, të formëzuar në kanceleritë dhe universitetet europiane, larg bodrumeve dhe gjirizeve mesjetare, larg atyre që mbi shpinë mbajnë prej çerek shekulli veçse mëkate, mallkime, padi penale, dhe thirrje lufte për marrje pushteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI I RI PRITET TË JETË I VËSHTIRË/ Liverpool mund të luajë 67 ndeshje në 300 ditë, ja ndikimet negative
Previous article TENTOI TË VRASË PRESIDENTIN E KLUBIT SHQIPTAR/ Ja kush është “koka” e bandës së gjobëvënies

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT