• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZETA BELGE “DH”/ Ku e dinte Basha për milionat e Toyota Yaris?
Home
Politikë

GAZETA BELGE “DH”/ Ku e dinte Basha për milionat e Toyota Yaris?

2 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

 Pas mbërritjes në Shqipëri të prokurorëve belgë që po hetojnë aferën e m,bërritjes në Shqipëri të parave të fshehura në një Tojota Yaris, një vit më parë, gazeta e madhe belge Dernire Heure (DH Ora e fundit),  i ka kushtuar një seri shkrimesh këtij aktiviteti kriminal që nisi me mbushjen e makinës me 3.4 milionë euro në njën servil në Belgjikë: “Prokuroria federale treondit politikën shqiptare” në 28 qershor, “3.4 milionë euro të gjetura në makina belge në Shqipëri, policia shpall kërkimet”, në 1 gusht dhe këtë të premte artikullin: ‘Vëllezërit Vladi në kërkim për aferën e Tyota-ve”. Pikërishtt këtë artikull të fundit po e sjellim të plotë:

Afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrikun e shkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika.

Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje

Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Tek ne (në Belgjikë pra-shenim i përkth),  bëhet fjalë për një shqiptar të natyralizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Edhe mekaniku i servisit belg ku makina Toyota u ngarkua me para, është po ashtu nën akuzë, por ndaj tij nuk ka një urdhër arresti.

Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë.

Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro.

Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota  Auris, të transportuara nga Belgjika në një kamion që mbante nëntë vetura në total.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA E PARË ZYRTARE E SEZONIT/ Guardiola përgatitet për një tjetër sfidë ndaj...
Previous article TREGON PSE PËLQEHET SHUMË NË ATDHEUN E TIJ/ Rashica flet pa modesti: Në Kosovë të "çmendur" për futbollin, dua t’i nderoj...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT