• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR PËRPLASJE/ Xhaçka i kërkoi shkarkimin për Pashalimanin, Meta: Dogjani lirohet, por për mbarim…
Home
Politikë

TJETËR PËRPLASJE/ Xhaçka i kërkoi shkarkimin për Pashalimanin, Meta: Dogjani lirohet, por për mbarim…

2 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Kreu i shtetit ka dekretuar sot lirimin nga detyra të komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, por jo mbi kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes që mban datën 4 shkurt të këtij viti për vjedhjen e armatimeve në bazën e Pashalimanit, por se i mbaroi mandati

Shënohet një tjetër përplasje mes qeverisë dhe Presidencës. Kreu i shtetit ka dekretuar sot lirimin nga detyra të komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, por jo mbi kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes që mban datën 4 shkurt të këtij viti për vjedhjen e armatimeve në bazën e Pashalimanit, por se i mbaroi mandati.

Pas vjedhjes së armatimeve në Pashaliman në 11 janar të këtij viti,  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nisi një hetim administrativ dhe doli në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen ishte i gjithë zinxhiri komandues i Forcës Detare duke filluar nga komandanti i Forcës Detare Ylber Dogjani.  Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare,  iu ngarkua komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. Gjithashtu Ministrja e Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i propozoi Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

Propozimi qëndroi 7 muaj mbi tryezën e Presidentit dhe Ilir Meta nuk veproi deri kur i mbaroi mandati duke mos e shkarkuar me motivacionin që i kërkoi ministria e Mbrojtjes, por për mbarim mandati.  “Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekretoj shkarkimin nga detyra të Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani për shkak të mbarimit të mandatit” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në 14 Tetor të 2015 Presidenti i Republikës, asokohe Bujar Nishani dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Dogjanit në postin e Komandantit të Forcës Detare. Dogjani më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës Mbështetëse.

Në muajt e fundit janë regjistruar disa përplasje mes qeverisë dhe presidencë, pasi kreu i shtetit ka sulmuar disa herë ekzekutivin përmes kthimit të dekreteve.

Dekreti i Presidentit
Presidenti Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani

DEKRET
PËR
SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D  e  k  r  e  t  o  j

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Nr. i Dekretit 11245
Tiranë, më 31.07.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA PËRJETUAR NJË "MAL" ME PROBLEME/ Klubi i Paok merr vendim për të ardhmen e Kaces
Previous article 30 QERSHORI/ Konstituohet këshilli bashkiak i Gramshit, betohet Klodian Taçe

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT