3 nga aleatët e partisë demokratike i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave për zgjedhjet e 13 tetorit. Dokumenti mban firmën e kreut të PR, Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit.
Por ajo që mungon janë firmat e kreut të PD Lulzim Basha, Dash Shehi kreu I LZHK-s, Nard Ndoka kreu I PDK, Shpëtim Idrizi PDIU, Vangjel Dule PBDNJ etj. Duket se ky dekret I ka futur në një udhëkryq opozitën e bashkuar, e cila ndihet e pa përgatitur për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Presidenti Meta duket se ka qenë “sebepi” I përçarjes së opozitës së bashkuar, pasi dje në dalje, në një konferencë I pyetur nga gazetarët tha se: Le të hyjë kush parti të dojë unë nuk I bëj qejfin askujt. Mbrëmë pati dhe një takim me të aleatëve me Bashën nga ku kreu i PD ka thënë se: Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje. Kjo fjalë e Bashës duket se ai nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhjet që dëshiron të bëjë presidenti Meta.
Pra duket se opozita e bashkuar sot ndodhet në udhëkryq dhe ndoshta drejt shpërbërjes dhe kjo për shkak të presidentit Meta.
Përgatiti: AlpeNews.al


