• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATËR DITË NGA AFATI/ Asnjë parti nuk është regjistruar në KQZ. Ministria e Brendshme: 13 tetori ditë normale
Home
Politikë

KATËR DITË NGA AFATI/ Asnjë parti nuk është regjistruar në KQZ. Ministria e Brendshme: 13 tetori ditë normale

1 August, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta vazhdon të përsërisë qëndrimin e tij se në 13 Tetor do të ketë zgjedhje vendore, qëndrim ky I shprehur edhe sot në konferencë për mediat. Por në një kohë kur kryedemokrati Basha nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me 13 Tetorin, dhe se nëse kete datë do të mbahen zgjedhje, atëherë sipas ligjit, data 4 gusht është afati I fundit për regjistrimin e subjekteve politike.

Report TV u interesua pranë Ministrisë së Brendshme nëse kanë nisur procedurat për listën e zgjedhësve. Në reagimin e saj për Report TV, Ministria e Brendshme thotë se për këtë institucion, 13 tetori, është një ditë normale pune, siç është 11, 12, apo edhe 14 tetori, duke lënë të kuptuar në këtë mënyrë se deri më tani nuk ka ende një udhëzim nga ana e Ministrit Lleshaj për listën e zgjedhësve.

Po ashtu Report TV kontaktoi edhe me Ministrinë e Jashtme, nëse I është dërguar një kërkesë zyrës qendrore të OSBE-së për praninë e saj në rolin e vëzhguesve të procesit zgjedhor për 13 tetor, referuar dekretit të Presidentit. Por edhe në këtë institucion, përgjigja ishte se deri më tani, asnjë kërkesë nuk është dërguar në drejtim të OSBE-së, për të qenë vëzhguese të zgjedhjeve vendore të 13 tetorit, duke lënë po ashtu të kuptohet se në këtë datë nuk do të ketë një process zgjedhor.

Ndërkohë, siç u theksua edhe një ditë më parë në studion e Report TV nga anëtari I KQZ-së Bledar Skënderi, edhe për KQZ-në, në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje.

Madje Skënderi nënvizoi se juridikisht në këtë datë nuk ka zgjedhje në Shqipëri, për aq kohë sa kryebashkiakët fitues të dalë nga 30 qershori, kanë marrë vendim gjykate për të vijuar normalisht detyrën.

Po për kamerën e Report TV aleatët e Bashës thanë njëzëri se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhjet e 13 tetorit, pavarësisht se deri më tani asnjë kërkesë për regjistrimin e subjekteve politike nuk ka mbërritur në KQZ, dhe se nga aleatët e PD nuk ka asnjë hap konkret, duke mbetur kështu në vazhdën e deklaratave politike.

Mediu, Ndoka dhe Duka, të tre aleatët e kryedemokratit Basha, bënë të ditur se këto ditë pritet të takohen për të caktuar hapat që do të ndërmarrin, ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë nga  mbyllja e afatit të regjistrimit të subjekteve politike.

Sipas ligjit në fuqi, subjektet politike duhet të regjistrohen në KQZ 70 ditë përpara zgjedhjeve, ndërsa 90 ditë përpara votimeve do të duhet të dërgojnë emrat e komisionerëve për në ZAZ.

Ndërkohë që faktori ndërkombëtar, përfshirë mbi të gjitha OSBE-në dhe SHBA-të, në disa raste ka përsëritur se njeh 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, duke theksuar se legjitimetin e tyre, do ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese, kur ajo të rivihet në funksion. /ReportTv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSYEJA E ÇUDITSHME/ Modelen e famshme e përzënë nga hoteli në Francë
Previous article "TË FRIKSHËM"/ 9 VIP-at shqiptarë që s’e kemi ditur kurrë me kë ndanin shtratin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT