• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI 150 BALLË I METËS/ Reagojnë sizmiologët: As ka pasur ndonjëherë dhe as nuk…
Home
Sociale

TËRMETI 150 BALLË I METËS/ Reagojnë sizmiologët: As ka pasur ndonjëherë dhe as nuk…

31 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“As ka pasur ndonjëherë e as mund të parashikohet”

“Qytetarët shqiptarë kanë qenë në situatë kaotike prej disa ditësh, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi institucionet që të marrin masa për një tërmet 150 ballë, të paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, i cili mund të godasë Ballkanin”.

Presidenti deklaroi se ishte mbështetur tek shkrimet e disa mediave të huaja, të cilat kanë cituar një deklaratë të sizmiologut grek Akis Tselenis, se një tërmet 30 herë më i madh se ai, që ra në Athinë pak ditë më parë prej 5 ballësh, do të bjerë në gjithë gadishullin.

Edhe pse vetë Tselenis i ka quajtur citimet e vëna në gojën e tij, të rremë dhe qesharake, Presidenti insistoi në alarmin e dhënë prej tij, duke nxjerrë në një konferencë për shtyp, Këshilltarin e tij për Sigurinë, ish-Shefin e Shërbimit Informativ, Bahri Shaqirin.

“Nisur nga paqartësia që është krijuar tek qytetarët, nga vetë fakti se paralajmërimi për një tërmet apokaliptik vjen nga një figurë shtetërore serioze, si Presidenti i Republikës, ne iu drejtuam Institutit të Sizmiologjisë, në mënyrë që qytetarët të marrin një informacion sa më të saktë dhe profesional nëse rrezikohemi nga një tërmet i tillë, nëse një tërmet i këtyre përmasave mund të ndodhë apo nëse ai mund të parashikohet”.

Shefi i Institutit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, një nxënës i shkencëtarit grek Tselenis pranon se të tilla deklarata, për tërmet me magnitudë 150 të shkallës Rihter, nuk duhen marrë seriozisht.

“Opinioni publik s’ka vend për shqetësim. Ballkani është vend sizmik, po tërmetet 150 ballë s’ka pasur dhe nuk parashikohet”, thotë Koçi.

Instituti i Sizmiologjisë sqaron se nga monitorimet që bëjnë pa ndërprerje, nuk kanë vënë re ndonjë situatë për t’u shqetësuar, përveç aktivitetit sizmik të zakonshëm.

“Ne monitorojmë 24 orë në 24 dhe nuk kemi vënë re situatë shqetësuese. Pati tërmet sot në mëngjes në Korçë 2.4 ballë, që është normale pas tërmetit të 1 Qershorit”.

Tërmetet, pranon shefi i Sizmiologjisë, nuk mund të parashikohen në asnjë rast.

“Tërmetet nuk parashikohen”.

Pavarësisht sqarimeve të dhëna publikisht, presidenca ka insistuar këto ditë tek institucionet shqiptare, që t’i marrin seriozisht paralajmërimet e mediave të huaja, që citojnë deklaratat e përgënjeshtruara tashmë nga sizmiologu grek, Tselenis.

Do të bjerë apo s’do të bjerë tërmeti 150 ballë, kjo duhet parë nëse Presidenti Meta ka më shumë informacion se Instituti Sizmiologjik.

Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË NË PLANET E INTER/ Nis kontaktet me Radja Naingolan klubi i Serie A...
Previous article MARRËVESHJA JUVENTUS-LUKAKU/ Drejtuesit e skuadrës pyesin dhe Ronaldon mbi këtë çështje

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT