Ndërsa debati për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtarë dhe prishjen e godinës së vjetër, kryeministri Rama ka publikuar sot opinionin e artistes Ema Andrea, e cila sipas tij është pro ndërtimit të Tetarit të ri.
Në facebook, Rama shkruan se Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, sipas tij, shprehet në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Postimi i plotë:
Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar
EMA ANDREA:
Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?



