Ish presidenti amerikan Ronald Reagan i përshkroi delegatët afrikanë si “majmunë”.
Reagan e ka bërë këtë koment në thirrjen telefonike të vitit 1971 me Presidentin e atëhershëm Richard Nixon.
Reagan, i cili ishte guvernator i Kalifornisë në atë kohë, u zemërua që delegatët afrikanë në OKB votuan kundër SHBA.
Reagan, i cili ishte një përkrahës i Tajvanit, e thirri Presidentin ditën tjetër për t’i shprehur zhgënjimin e tij të dukshëm.
Ai tha: “Për të parë ata majmunë nga ato vende afrikane të mallkuara, ata janë akoma të pakëndshëm në veshjen e këpucëve!”
Regjistrimi u zbulua nga Tim Naftali, një profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Nju Jorkut, i cili drejtoi Bibliotekën Presidenciale Nixon nga 2007 deri në 2011.
Ai i publikoi gjetjet e tij në prestigjiozen “The Atlantic” ku shkroi mbi komentet raciste të liderëve të asaj kohe. Kasetat u publikuan nga Arkivi Kombëtar në 2000, ku aso kohe Reagan ishte akoma gjallë.
Por ai tha që regjistrimet ishin urdhëruar nga gjykata të shqyrtohen. “Vdekja e Reagan, në 2004, eliminoi shqetësimet e intimitetit,” tha Naftali.
“Kam kërkuar që bisedat që kanë të bëjnë me Ronald Reagan të rishikohen dhe, dy javë më parë, Arkivi Kombëtar publikoi versionet e plota,” shtoi ai.
Sipas profesorit Naftali, Reagan e ka thirrur Nixon-in për t’i bërë presion që të tërhiqet nga KB. Por Presidenti më vonë tha se “ankesat e Z. Reagan për afrikanët ishin një ndër arsyet kryesore pse ai e thirri Nixon-in“.
Naftali gjithashtu tha që Presidenti më vonë i tha sekretarit të shtetit se Reagan e kishte përshkruar delegacionin e Tanzanisë si “kanibalë” që nuk kishin as këpucë.
Reagan mbrojti publikisht shtetet e Afrikës së Jugut në vitet 1970, thotë profesori Naftail, dhe se regjistrimi i zbuluar rishtazi hedh dritë mbi këtë qëndrim.
Reagan mbajti postin e Presidentit nga viti 1981 deri në 1989, kohë e cila shënon nga kulmi i Luftës së Ftohtë dhe deri tek fundit të komunizmit Sovjetik. Ai në vitin 2004, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit.


