• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS GARA NË UNIVERSITETE/ Ja si plotësohet formulari A2. Afati nga nesër deri…
Home
Sociale

NIS GARA NË UNIVERSITETE/ Ja si plotësohet formulari A2. Afati nga nesër deri…

30 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Dilemat e të rinjve për profesionin që do të marrin në jetë marrin fund tani. Nga nesër deri më 5 gusht, nis plotësimi i formularit A2, ku ish-maturantët, kandidatë për studentë, shprehin dëshirën për të studiuar në dhjetë programe në universitetet publike apo private në vend.

Fati i tyre do të vendoset më 30 gusht (ose më herët) me shpalljen e listës së parë të fituesve, ku ekselentët, me shumë gjasë, do ta gjejnë veten që në krye të herës, ndërsa të tjerët do të enden raund pas raundi, shpesh edhe duke rrezikuar për të fituar degën që duan.

Mbi 36 mijë maturantë janë diplomuar këtJë vit, por jo të gjithë janë kontingjent për IAL-të tona. Dhjetë mijë prej tyre kanë shprehur vullnetin për të ndjekur studimet jashtë vendit, ndërsa një numër jo i vogël rezulton mbetës në një ose disa provime në maturës shtetërore.

FORMULARI A2

Gjithçka realizohet përmes portalit u-albania. Gjithçka, që nga aplikimi e deri te shpallja e fituesve, bëhet aty. Mjafton të ndiqen hapat. Së pari, identifikimi me anë të numrit personal dhe ID e maturës dhe në fund nuk duhet harruar printimi i faturës dhe kryerja e pagesës së aplikimit në një bankë të nivelit të dytë, gjysma e së cilës duhet ruajtur dhe dorëzuar në shkollë.

Aplikimi me Formularin A2 bëhet në rrugë elektronike. Kuptohet se thuajse të gjithë e kanë ndarë paraprakisht mendjen për degët që do të plotësojnë, duke bërë përllogaritjet e tyre me preferencat që duan dhe mendojnë se i meritojnë (kanë pikët e duhura për t’i fituar). Me checkimin e deri në dhjetë profileve, duhet konfirmuar aplikimi, i vetmi proces ku ende mund të bëhet ndërhyrje për çdo pasaktësi. Një sy i dytë i preferencave të plotësuara nuk bën asnjëherë dëm.

Vetëm pasi të jeni të sigurt, bëhet konfirmimi përmes kodit unik, që çdo i ri ka në mandatpagesën e tarifës së kryer në bankë. Në këtë moment, gjithçka ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë shans të ndryshohen zgjedhjet. Gjithë çfarë mbetet për t’u bërë është pritja e publikimit të renditjes në fundin e muajit gusht për ta marrë vesh nëse jeni fitues dhe sa afër i jeni afruar degës që dëshironi.

Për gjithë procedurën që do të ndiqet në vijimësi me regjistrimet e para e deri tek aplikimregjistrimet e listat e tjera të fituesve në të tria raundet, Qendra e Shërbimeve Arsimore në bashkëpunim me rrjetin akademik shqiptar që menaxhon portalin u-albania, ka hartuar kalendarin e aplikimit universitar. Sakaq, brenda ditës së sotme, pritet kalendari me datat e aplikimit me Formularin A2 sipas rretheve (me qëllim për të mos ngarkuar rrjetin).

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI ME THIKË 45 VJEÇARIN/ Çfarë ndodhi sot me fierakun 43 vjeçar kur...
Previous article FLET PËR ISH-RIVALËT E TIJ TË LA LIGAS/ Ronaldo: Me De Jong dhe Griezmann, Barcelona është...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT