• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT/ Soreca: Deklarata ime u nxor nga konteksti
Home
Politikë

I PËRGJIGJET ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT/ Soreca: Deklarata ime u nxor nga konteksti

29 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca i është përgjigjur Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e cila e quajti deklaratën e tij të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme. Soreca thotë se deklarata e tij është paraqitur jashtë kontekstit duke risjellë edhe njëherë deklaratën ku është shprehur se lidhur me ndërtimin e teatrit kombëtar duhet siguruar një transparencë e procedurave dhe konkuencë e drejtë dhe e lirë.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit.

Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e shprehur tashmë shtatorin e kaluar nga Komisioni Evropian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jo diskriminuese në treg. Gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë.

Unë shtova se është e nevojshme që të jepet kohë për procedurat institucionale për të marrë një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore që ekziston në këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Më në fund përfundova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë”, shkruan Soreca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBRET NË FUSHË PËR FAZËN PËRGATITORE/ Skënderbeu nis stërvitjen, ekipit i shtohen edhe tre lojtarë
Previous article BASHA DËSHTON NË LIBRAZHD/ E braktisin militantët e PD, s’mbush dot as tre tavolina në lokal (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT