Grida Duma, e cila është një nga 10 deputetët e kallzuar penalisht për shkak se iu bëri thirrje protestuesve që të hynin brenda në Kuvend, thotë se nuk ka frikë nga procedimi penal.
“Si ndihemi me situatat qesharake?!
Si gjithmonë i kemi pranuar këto.
Më vjen mirë që sot disa deputetë të PD ju gjendën aktivistëve që ishin marrë me idenë për t’i futur brenda për t’i frikësuar.
Gjëja e mirë është që me asistencën dhe presionin e deputetëve të PD aktivistët kanë dalë.
Frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores.
Me këtë që i kanë bërë shqiptarëve, duhet të ketë më shumë frikë maxhoranca se ne”, tha Duma për emisionin e Eni Vasilit.


