• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KRITIKU I ARTIT/ Papagjoni: Duhet një teatër i ri, rikonstruksioni nuk ia vlen se është me tallash
Home
Kulturë

KRITIKU I ARTIT/ Papagjoni: Duhet një teatër i ri, rikonstruksioni nuk ia vlen se është me tallash

29 July, 2019 k.autor Kulturë

Kritiku i artit, Josif Papagjoni shprehet pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit të Kombëtar e cila do të shërbejë sipas tij edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës së qytetit. “Aty ka ardhur koha që të ndërtohet një godinë e re teatrore, pra një teatër kombëtar i Shqipërisë, që supozohet që është nga institucionet bazë, vitale, të njëmendëta dhe që njëkohësisht mund të shërbejë pse jo edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës, dhe vetë tërësisë së Tiranës”, deklaroi ai.

Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor Papagjoni thotë se nevoja për një godinë të re të Teatrit Kombëtar është e hershme. Papagjoni shprehet se rikonstruksioni i asaj godine  është shumë i vështirë dhe se një godinë teatri do të kërkonte kushte shumë të ndryshme nga ai që ofron teatri sot. “Mendoj se ai teatër sot është në gjendje të mjeruar. Gjykoj se është shumë e vështirë të bësh një rikonstruksion atje, që ta vësh në funksion të produktit teatror që prodhohet në atë godinë. Sepse një godinë teatrore me parametrat e duhura të saj, do kërkonte kushte me të ndryshme nga çka ai teatër sot. Unë anoj nga ideja që aty të bëhet një Teatër i ri Kombëtar me gjithë parametrat e një godine futuriste, të bukur, sikundër e pamë, për fatin tonë të mirë do të thosha nga një arkitekt me shumë zë në arkitekturën botërore. Dhe ai po sjell një projekt shumë të bukur”, tha Papagjoni, ndërsa shton se kjo godinë nuk ka vlera arkitekturore.

“Në radhë të parë ajo është godinë e ndërtuar nga italianët, por është përvetësuar nga ne. Por a është vlerë arkitektekturore? Zhvillimi i shoqërisë është i tillë, avancimi teknologjik, dinamika është e tillë. Ne nuk mund të qëndrojmë pjesë e një mendësie përdhes, otoman, ne nuk jemi këtu, por ne nuk mund të themi se ajo është si godinat e tjera, ministritë, Akademia e Arteve, kanë ndërtimin e tillë, kanë gurë. Ndërsa ajo është me dërrasa, me tallash”, thekson studiuesi i njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSKUJT DHE ELEGANCA/ Salianji paragjykime mashkullore për kryebashkiakun e Devollit: Është i shëmtuar, është edhe barkderr
Previous article "TEATRI"/ Rama nxjerr regjisorin e njohur: Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT