Mbrëmja e së shtunës ka sjellë tronditje në një nga plazhet e njohura e të frekuentuara të vendit. Mbrëmë vonë, më saktë sot nga ora 2 e mengjesit, ka pasur një përplasje fizike mes dy grupeve që kishin konsumuar jo pak alkool në një prej lokaleve të njohura të zonës së Jalës.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se në lokal janë përdorur armë. Sherri ka nisur midis dy grupeve, të rinj rreth moshës 25-30 vjeç.
Në momentin e konfrontimit, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë në ajër. Të njëjtat burime theksojnë se nuk ka të lenduar por paniku tek njerëzit ishte i madh.
Burimi për AlpeNews.al:
“Ishte e frikshme. I kisha afër dhe dëgjova dy të shtëna. Të gjithe njerëzit vrapuan drejt derës. Nuk e di pse u zunë po pashë që ishin dy të rinj kunder njëri tjetrit”, shprehet e pranishmja.