Uji ka një rol të rëndësishëm në përfitimet shëndetësore dhe estetike që disa prej nesh i kemi mjaft.
Zakonisht rekomandohet të pihen dy litra ujë në ditë në mënyrë që të mbetemi të hidratuar, shkruan “The Mirror”.
Por, sa jemi duke e bërë këtë të suksesshme – dhe kur mund ta kuptojmë se jemi të dehidruar.
Të qenit i dehidruar nuk ka të bëjë vetëm me të ndjenjën e etjes – ka një mori të simptomave të tjera, veçanërisht moti i nxehtë.
Në vijim po ju sjellim disa shenja që tregojnë se jeni të dehidruar por që nuk kanë fare lidhje me etjen:
Kapsllëku;
Tensioni i ulët i gjakut;
Mpirja e muskujve apo ngërçi;
Dhembja e kokës;
Ndjenja e vërtetë e lodhjes;
Më pak nevojë për t’u urinuar;
Urina me ngjyrë të errët;
Lëkura e thatë;
Goja e thatë.


