• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“QASJA E TIRANËS”/ BSH miraton rregulloren e re për kreditë e këqija
Home
Ekonomi

“QASJA E TIRANËS”/ BSH miraton rregulloren e re për kreditë e këqija

25 July, 2019 F.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re, që njihet me emrin “Qasja e Tiranës”.

Ajo parashikon që bizneset që kanë marrë kredi në më shumë se një banke me vlerë mbi 250 milion lekë, do të kenë mundësi të rinegociojnë me bankat përkatëse të mbështetur edhe nga ajo qendrore, me qëllim tejkalimin e situatës së vështirë financiare dhe shmangien nga falimentimi.

20 kompani të mëdha në vend, që mbajnë peshën kryesore të kredive me probleme, do të kenë mundësi ristrukturimi të huave që kanë marrë.

“Ideja është që një kreditor i ekspozuar në më shumë se një bankë që ka marrë një shumë të konsiderueshme hua, të mos shkojë direkt në falimentim apo të konsiderohet një kredimarrës plotësisht i keq, por nëpërmjet bashkëpunimit me bankat të shikohet mundësi e ringritjes, të ndihmohet në të gjitha mënyrat e mundshme që të vijojë biznesin, por duke i ofruar lehtësira si zgjatjen e afatit të kredisë, ndonjë mundësi rifinacimi qoftë në kapital. Pra kemi të bëjmë me një ndihmesë mes kredimarrësit dhe huadhënësit që ndodhet në vështirësi financiare”, –thotë Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave.

Deri më tani nuk kishte një rregullim ligjor për kreditorët e këqij që rezultojnë me më shumë se një kredi. Dokumenti i ri synon që të ulë më tej huatë me probleme të cilat aktualisht janë në nivelin e 11 %.

Ky veprim është për të bërë përpjekjen e fundit dhe të mos na mbetet merak pse nuk bëmë këtë apo atë gjë, para se biznesi të falimentojë dhe përpara se ato para të quhen të humbura. Kjo rregullore do të synojë që të ulen kreditë e këqija nën dy shifra.

Shoqata e Bankave pritet të konkretizojë edhe nismën për krijimin e byrosë së kredisë. Kjo byro, në ndryshim nga regjistri i kredisë që administron Banka Qendrore, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm për ekspozimin e huamarrësve në banka, por edhe ndaj institucioneve të tjera si OSHEE, ujësjellës kanalizime etj me qëllim për të vlerësuar historikun e tyre të pagesës para se të aplikojnë për një kredi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANOVRA TË RREZIKSHME MES PUSHUESVE NË DET/ Bllokohen dy motorë uji në Durrës (VIDEO)
Previous article "DUHET TEATËR I RI, ËSHTË GJYNAH"/ Rama shpërndan VIDEON e regjizorit: Me PS nuk ka lidhje por...

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT