Shenasi Rama, themelues i parë i Partisë Demokratike dhe pjesë aktive e Lëvizjes së Dhjetorit ironizon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi hyri sot në sallën e Teatrit Kombëtar, në shenjë sensibilizimi me artistët që protestojnë kundër shembjes së godinës.
STATUSI në FB i Shenasi Ramës:
Barcaleta e Prof. Dr. Gjergj Mullaga:
Hyri Lulzim Basha në Teatër u ngjit në skenë dhe ndenji pa folur një minutë. Veç shihte ndenjëset bosh.
E pyet ai aktori i shquar: “Zoti kryetar a ndjehesh keq që ke qenë kryetar Bashkie 50 metra nga këtu, dhe nuk ke hyrë një herë këtu?”
“Jo” i thotë ky. “Ndjehem keq sepse më shkoj jeta dëm. Duhej të isha bërë aktor.”
I tha aktori i shquar “mbas zgjedhjeve të ardhshme.”


