Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gjashtë në Sarandë.
Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërsa 5 personat e tjerë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë dhe përfshiu një Mercedes Benz dhe një Land Rover.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën,”-raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.


