Kohë më parë, leximi i gazetave bëhej kryesisht dy herë në ditë, në shumicën e rasteve. Shoqëruar me to pinim një kafe dhe dita fillonte vetë me ato informacione që merrnim. Ndërsa në mbrëmje shihnim edicionin e mbrëmjes. Ndërsa tani me telefonat që na janë ngjitur si mastiç në duar lajmi nuk na lë rehat dhe është shumë e vështirë të dalësh nga kurthi i kësaj epoke. Ajo që shihet tashmë si nevojë shëndetësore nuk është informimi por shkëputja nga gjithë kjo breshëri lajmesh sekond pas sekondi. Duhet ta bëjmë patjetër për hir të shëndetit mendor.
Një studim i Shoqatës Amerikane në aspektin psikologjik ka zbuluar se dy të tretat e amerikanëve vuajnë nga stresi i madh dhe shkaku kryesor është leximi në mënyrë të vazhdueshme të lajmeve. Steven Stosny, një terapist dhe psikolog amerikan shpiku termin “çrregullim kryesor i stresit” në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Ja çfarë thotë ai plot shqetësim për njerëzit, jo vetëm për amerikanët: “Të qënurit i ekspozuar gjithë kohën ndaj lajmeve, sjell ndjenja negative, ankth, trishtim, mungesë të ndjenjës të shpresës. Ndërsa Jana Scrivani, gjithashtu psikologe thotë se nënshtrimi ndaj një breshërie të pafundme tragjedish dhe lajmesh sa të çuditshme aq edhe dëmtuese të bëjnë të dalësh psikologjikisht jashtë kontrollit. Kështu ka lindur pyetje se si duhet të ruajmë shëndetin mendon duke qenë të informuar edhe për ngjarjet aktuale?
Lajmet ndikojnë në jetën e përditshme, që tek puna e deri tek darkat me miqtë. Kështu duhet të vendosësh një alarm në telefon që tregon se duhet të lexosh pak lajme. Kjo mund të duket e çuditshme por ka efekt të madh. Mos e kalo një orësh-in duke lexuar lajme pa ndërprerje.
Nëse lexon një lajm tragjik, duhet të shkëputesh pak dhe pas gjysmë ore mundtë lexosh një lajm tjetër. Pasi lexon apo sheh në Tv një lajm duhet të presësh pak deri sa të ndodhin përditësimet nga gazetarët. Nëse ti je e etur për të ditur mbi ngjarjen dhe sheh në shumë media, do i shkaktosh vetes stres dhe rritje të nivelit të ankthit. Kështu mos harro të akordosh.
Mundohu të lexosh lajme të mira. Midis trazirave politike, fatkeqësive natyrore dhe fluksit të vazhdueshëm të tregimeve #metoo, duhet të lexosh lajme të mira; është e rëndësishme të kujtoni se lajmi i keq nuk përbën shumicën e ngjarjeve të një dite.
Informohu në gazetë dhe jo nga Facebook, do kesh një ekuilibër më të mirë. Shumicën e lajmeve i lexojmë online dhe lajmet online janë shpesh herë tronditëse. Në vend të kësaj duhet të lexojmë gazetat pasi gazetat kanë lajme të përpunuara, dhe është e sigurt që në një ndër faqet e saj do gjejmë histori pozitive.
Nëse e gjen veten duke folur në lidhje me lajmet e hidhura thjesht për të marrë pjesë në bisedë e për të treguar se je e informuar, duhet ti japësh fund. Mundohu ti japësh fund bisedës duke kaluar me një fakt pozitiv.
Mos lexo lajme para se të flesh gjumë. Gabimi më i madh është që të informohesh para gjumit me lajme bombastike nga e gjithë bota. Nëse e bën këtë, rrezikon të kesh një natë plot ankth dhe nuk do mund të flesh gjumë deri në mëngjes. Nëse vërtet ka ndodhur një ngjarje që duhet të dihet, të jesh i sigurt se do e marrësh vesh shumë shpejt, ndaj nuk është e nevojshme të prishësh rendin dhe gjumin.




