• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOHA QË TA LINI DUHANIN ËSHTË TANI/ Disa këshilla që mos ta shtyni për herën tjetër
Home
Shëndet

KOHA QË TA LINI DUHANIN ËSHTË TANI/ Disa këshilla që mos ta shtyni për herën tjetër

22 July, 2019 F.autor Shëndet

Të lësh duhanin është realisht një “iniciativë e madhe” për t’u ndërmarrë, mirëpo është një nga veprimet më të mira që mund të bëni gjatë gjithë jetës suaj.
Pa përmendur prindërit, apo familjarë të tjerë që vazhdimisht ju thonë: “lëre duhanin”, në fakt, është koha që të mendoni përtej kësaj, më thellë.

Ekspertët në mbarë botën janë të mendimit se lënia e duhanit kërkon një vullnet të fortë e të hekurt dhe në këtë pikë nuk po flasim për lënie të duhanit të tipit: “sa të shkojë lë të shkojë kjo radhë pa pirë cigare, ‘herën tjetër’ do mundohem më shumë pasi është pakëz vendim i vështirë!”

Shumica e njerëzve e pinë duhanin për relaks e disa të tjerë nga stresi i tepërt, mirëpo dëmet që shkakton ai në organizëm janë të pariparueshme e të pakthyeshme. E vetmja mënyrë për të shpëtuar, është lënia e tij…sado klishe që të tingëllojë kjo fjali, është më se e vërtetë.

Që të flasim pak për disa këshilla të vogla që do iu vijnë shumë në ndihmë.

Këshilla e parë është: Ndani mendjen, asgjë nuk është më e fortë se vullneti juaj. Bindeni veten që duhet të lini duhanin dhe pastaj çdo gjë tjetër është shumë më e lehtë.

Së dyti, duhet që ta dini se javët e para mund të jenë të vështira, pasi organizmi është mësuar me ‘dozën’ e përditshme të nikotinës, mirëpo mund të zëvendësohet. Si? Këtu sërish është vullneti juaj i fortë ai që iu vjen në ndihmë. Alternativa të tjera janë, joga, noti, ngrënia e një çamçakëzi kur jeni të nervozuar, etj.

Një tjetër ide e mirë dhe efektive është që t’ju thoni të afërmve dhe rrethit tuaj të ngushtë shoqëror që po e lini duhanin njëherë e përgjithmonë.
Gjasat janë të shumta që ata t’iu përkrahin dhe t’iu motivojnë akoma më shumë në përmbushjen e “misionit” tuaj. Duhanpirja dihet botërisht që konsiderohet arsyeja kryesore e kancerit dhe arsyeja e parë e vdekjes nga kanceri si për meshkujt ashtu edhe për femrat dhe gjithsecili prej jush mund të arrijë që të heqë dorë, sa është në kohë.

Duhet të dilni nga “zona e rehatisë” dhe të “hapni sytë” për të kuptuar dëmin e madh që po i shkaktoni shëndetit. Për shembull, e keni kuptuar sa të dobët ndiheni fizikisht kur dilni për të bërë vrap apo kur bëni not? Shumica prej jush habitet me veten dhe menjëherë çon nëpërmend fjalinë: “Si ka mundësi, unë kam qenë shumë më i zhdërvjellët…”

Pikërisht, shkaktari është DUHANI!

Mos harroni që gjatë kohës që po e lini, nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbani dietë. Mungesa e nikotinës mund t’ju bëjë paksa nervoz ditët dhe javët e para, dhe e mira është që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime e të ushqeheni mirë. Dhe në fund, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’iu themi: Shpëtoni veten dhe ndihuni përbrenda dhe së jashtmi të bukur, dhe në gjendje të mirë mendore dhe shëndetësore! Asnjë stimulant nuk mund ta bëjë këtë më mirë se sa neuronet tuaja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZERO TOLERANCË"/ Drejtoresha e Tatimeve: Asnjë sipërmarrës nuk mundet që të pasurohet në kurriz të të tjerëve
Previous article DORËHEQJA E HARADINAJ/ Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme në 8 Shtator

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT