Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të qytetarëve në autobusët e kryeqytetit dhe grabitje të tjera. Në pranga ka përfunduar Abdyl Peqini, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth orës 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin, shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë:
Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat. Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


