Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje sot në “Facebook”-un e tij për zgjedhjet e 13 tetorit duke mos konsideruar edhe një herë tjetër ato të 30 qershorit që tanimë jane certifikuar nga nderkombëtarët.
Bie në sy komenti i një qytetari që i shkruan se si kryetar i LSI është në rregull me ato që thotë, por vendit i mungon një President real.
Statusi i Metës:
KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!
Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian🇪🇺 do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë🇦🇱.
Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.
KOHA ËSHTË TANI!
Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!
Komenti:
/AlpeNews.al