• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI “SMILE ALBANIA”/ Rama: S’ka më maska, turistët në Shqipëri priten me buzëqeshje
Home
Politikë

PROJEKTI “SMILE ALBANIA”/ Rama: S’ka më maska, turistët në Shqipëri priten me buzëqeshje

16 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Projekti ‘Smile Albania’ që nisi vjet duke dërguar “buzëqeshjen” e bukurisë së Shqipërisë në mbarë botën tashmë çeli edicionin e tij të dytë. Edhe sivjet 1000 të rinj, studentë janë përfshirë në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizimin e mikpritjes, dhënies së informacioneve të nevojshme tek turistët, zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës, por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga ministrja e Turizmit për ‘Smile Albania’ u shpreh se qëllimi kryesor është që turistët që vizitojnë Shqipërinë për herë të parë të rikthehen sërish ose ta rekomandojnë vendin tonë. Kreu i qeverisë theksoi se punësimi i 1000 të rinjve është një tjetër premtim i mbajtur në paktin për Universitetin pas protestave në fund të vitit të kaluar.

“Është bërë një ndryshim i ndjeshëm por i pamjaftueshëm. Kjo ka qenë edhe në funksionin e zbutjes kujtdo që ka fatin e keq të ndeshë në punonjës policie apo doganier si ata që përshkruan Konica. Ky ka qenë imazhi i vendit për shumë vite dhe për shumë vite turizmi ishte një sipërmarrje e mundshme personash që bënin aq sa mundnin dhe dinin pa rregulla duke ndërtuar kuturru duke shtuar dhoma dhe kate, beton mbi rërë, ngrehina të shëmtuara aty ku nuk duhet. Sot mund të themi se ku u nisëm kemi bërë shumë progres, por krahasuar me ku duhet të shkojmë kemi edhe shumë. Dje një gazetë italiane shkruante se turistët gjermanë kanë zbuluar Shqipërinë dhe kjo është e vërtetë, pasi ka qenë jashtë hartës dhe vëmendjes dhe në pamundësi për të prekur kuriozitetin e të huajve. Sfida është që ata që e prekin të kthehen.

Në një gazetë lokale në Gjirokastër, shkruhej se turistët ishin surprizuar në Qafën e Muzinës, për të cilën kishin dëgjuar se ishte një vend që dilnin maskat, ndërsa aty u kishin dalë një grup vajzash dhe djemsh të ‘Samile Albania’. Shumçka ka ndryshuar nga koha e protestës së studentëve falë paktit për Universitetin që shumë pika i përkasin anës së realizimeve, ndërsa të tjerë si infrastruktura janë në proces, por asnjë afat i vënë nuk është shkelur dhe asnjë objektiv nuk është braktisur. Puna që ju do të bëni pas seleksionimit, pasi ka pasur shumë kërkesa, do të jetë shërbim i bukur për vendin deri në 10 shtator. Për të ndarë një shifër konkrete, kjo nisëm nuk është thjeshtë e bukur në dukje. Nga një anketim vitin e shkuar me turistët e huaj dhe ndihmën e grupit, 87% e tyre janë shprehur të kënaqur me përvojën në Shqipëri dhe 93% e tyre kanë thënë do ta rekomandonin Shqipërisë” tha ai.

Kryeministri e nisi dhe e mbylli fjalimin me një ndjesë për të pranishmit që u detyruan ta prisnin për shkak të vonesës, që Rama tha se ishte objektive. “Së pari më falni për vonesën. Ishte një pamundësi objektive për të ardhur në orar, që e kam shumë zët, kështu që më falni për këtë. Ju falenderoj për durimin heroik që keni pasur, pasi aktiviteti do të bëhej jashtë, filloi shiu dhe u futët brenda, por këtu jemi shumë për të na përballuar, pritja bëhet më e bezdisshme. Ndjesë të sinqertë që ju lashë të prisnit dhe bëni qejf” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MBAN NË "PUNË" EDHE NË VERË/ Kryemadhi-strukturave: Do rrëzojmë Ramën
Previous article ÇFARË LLOJ GISHTASH KENI JU? Mënyra sesi i keni mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT