Detaje të reja nga shpërthimi në zonën e ish-bllokut. Mëson se bombola e gazit ka shpërthyer në një argjendari, në punishten e këtij biznesi.
Mësohet se janë plagosur rëndë pronarët e argjendarisë, burrë e grua dhe dy persona të tjerë. Të gjithë ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje. Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes.
Për të shmangur rrezikun e mundshëm nga ndonjë shpërthim tjetër, Policia e Shtetit ka evakuuar të pranishmit, jo vetëm kalimtarë, duke zgjeruar kështu perimetrin e sigurisë.


