Delina Ibrahimaj është emëruar drejtoreshë e Tatimeve pas largimit nga ky post të ish drejtorit Enton Duro që u shkarkua pas 3 muajsh punë.
Delina Ibrahimaj ka mbajtur një pozicion në qeverisjen e Ramës, në detyrën e drejtoreshës së INSTAT, por që nuk ka qenë në vëmendjen e mediave.
Ibrahimaj mban gradën Doktor PhD, në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, ndërkohë që studimet e larta I ka përfunduar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Bocconit në Milano të Italisë. Po në të njëjtin universitet ka kryer dhe masterin për Menaxhim të Përgjithshëm.
Sipas CV, ajo ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë ku është specializuar për analiza ekonomike ndërkohë që në Kryeministri ka punuar si kordinatore për një sistem të integruar shkembimi informacioni mes institucioneve shteterore.


