Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë ka bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi italiane gjatë natës së djeshme të cilët po udhëtonin me jaht.
Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se jahti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar një defekt në motor. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.
Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.


