• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ 1511 efektivë të angazhuar
Home
Destinacione

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ 1511 efektivë të angazhuar

13 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Destinacione, Sociale

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar rend e siguri gjatë këtij sezoni turistik jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në ato malore.

Në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se këtë vit, në terren kanë dalë gjithsej 1511 efektivë policie të sektorëve të ndryshme.

“Duke filluar, të paktën në mënyrë intensive, nga data 5 korrik dhe në vazhdim janë të angazhuar në terren 1511 punonjës policia, një numër i lartë i efektivëve të policisë për sigurinë në plazhe, 324 efektivë janë punonjës të Rendit publik, 63 punonjës policie të sektorit për krimet, 89 të sigurisë rrugore, 128 punonjës policia të forcave lëvizëse operacionale dhe 907 punonjës policie të kufirit dhe emigracionit. Pikat e kufirit kthehen në nyje lidhëse”, – tha Voda.

Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë, në disa zona janë ngritur stacione policore provizore, që punonjësit e policisë të jenë sa më afër pushuesve.

“Janë ngritur stacione policie provizore, në ato zona ku nuk kemi stacione të qëndrueshme, por që shquhen për një numër të madh turistësh, në Valbonë, Theth, Tale, Gjirin e Lalëzit duke treguar një kujdes të veçantë jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe malore”, – u shpreh zv.ministrja.

Ndërkohë, si masë shtesë këtë vit në zonat bregdetare janë shtuar kullat vrojtuese, ku e vetmja bashki për të cilën janë vërejtur mangësi në kryerjen e detyrave, ka qenë ajo e Shkodrës.

“Është bërë e mundur që të ketë edhe një shtim të kullave të vrojtimit. Me shumë mund dhe shumë sforco edhe me bashkëpunimin me Policinë, është bërë e mundit që më në fund të ketë edhe roje bregdetare, por edhe shpesh kemi parë edhe mangësi dhe kjo vjen për shkak të neglizhencës të strukturave vendore. Më vjen keq ta them, por ka Bashki për shkak se janë të çoroditura nga procesi zgjedhor, apo të angazhuara më shumë në luftën politike, në debatin politik, sesa në përmbushjen e detyrave, nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur. Një nga zonat problematike është bashkia e Shkodrës, ka disa mangësi”, – tha Voda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PËR PRONËN NË VORË/ 62-vjeçari plagos me sëpatë fqinjin. Policia...
Previous article SIMONA HALEP MPOSHT SERENA WILLIAMS/ Bëhet tenistja e parë rumune që fiton Wimbledonin

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT