• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ PD: Bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ PD: Bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë

12 July, 2019 k.autor Politikë

Enkelejd Alibeaj tha në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN se kauza e Partisë Demokratike ka fuqi të madhe dhe sot shqiptarët nuk mendojnë më vetëm për interesin e tyre të vogël, por kanë brumin për të menduar për gjëra të mëdha si liria e zgjedhjeve dhe demokracia.

Kur iu vu në dukje nga moderatori Endri Xhafo se kjo ngjan me frazën “bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim”, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike tha: “E kundërta, bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë”.

“Në fakt as bar nuk po hanë sepse situata ekonomike është shumë e keqe.

Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë.

Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme.

Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi.

Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj.

Anëtari i Kryesisë së PD-së theksoi më tej se “për të veshur shiritin e kryebashkiakut duhet dekreti i presidentit, rezultati i deklaruar ligjërisht nga KQZ-ja dhe gjykata e rrethit gjyqësor vërteton vlefshmërinë ligjore të atij kandidati”.

“Nëse një gjyqtar, megjithëse nuk e besoj që do të ndodhë, do i thonte pretendentit për kryebashkiak që dekreti i presidentit thotë se ka zgjedhje në 13 tetor dhe nuk ta vërtetoj mandatin, ata që janë kryetarë bashkie në detyrë do të vazhdojnë sipas ligjit dhe do të presin një proces zgjedhor të ligjshëm për t’i lënë vendin pasardhësit”, u shpreh Alibeaj.

Në lidhje me pritshmëritë e tij se kur do të ngrihet Gjykata e Lartë, Alibeaj theksoi:

“Që të ngrihet Gjykata e Lartë, do të duhet që çdo kandidat që vjen nga niveli i parë ose i dytë, të ketë kaluar një herë nga Vetting-u dhe problemi këtu është koha.

Kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese do të vonojë, pasi 3 anëtarë të saj do të duhet të vijnë nga Gjykata e Lartë, e cila jo në shtator, por as vjeshtën tjetër nuk do të ngrihet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇIBANI I FUNDIT"/ Momenti i shembjes së godinës prej xhami para "Arena Kombëtare" (VIDEO)
Previous article "TË PËRSËRITEN"/ Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegj: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë e Kurbinit

k.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT