Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e vetmja parti që pati disa kandidatë përballë atyre të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Kolegjin Zgjedhor, njohur si gjykata e zgjedhjeve!
Kërkesë padia mban firmën e Edmond Pirolit, kandidatit për kryetar bashkie ne Kurbin. Ai kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 për Bashkinë e Kurbinit si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.