• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ Mazhoranca dhe opozita kanë gati emrat e negociatorëve? Kush përflitet
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ Mazhoranca dhe opozita kanë gati emrat e negociatorëve? Kush përflitet

12 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Mazhoranca dhe opozita joparlamentare hedhin hapat e parë për të zgjidhur krizën politike, dhe madje po përfliten edhe emrat e parë të negociatorëve.

Në emisionin “Open” në Top Channel, të ftuarit në panel lanë qartësisht të kuptohej se do të kenë negociata dhe madje nxorën edhe dy emrat e parë.

Sipas tyre, negociatat do të jenë fillimisht me nivelet e dyta, duke thënë se Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi do të jenë të parët që do hedhin hapat për një marrëveshje të madhe.

Por, kur do të ndodhë? Askush nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor, duke e lidhur gjithçka me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar ishte edhe deputeti Ervin Bushati, që tha se nuk ka krizë, mund të ketë ngërç por jo krizë, sepse askush nuk ia ka fajin Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Paskal Milo tha se Partisë Socialiste duhet të lëshojë diçka, sepse opozita nuk mund të vijë të ulet në gjunjë, ndërsa shtoi se kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama është absurditet i liderit demokrat Lulzim Basha dhe opozitës. I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.

Gazetari dhe analisti Carlo Bollino, i ftuar në “Open” deklaroi se në fund të shtatorit pritet të ketë zhvillime shumë të vrullshme për të zgjidhur krizën, ku mund të futen në lojë edhe disa interlekutorë ndërkombëtare.

Bollino tha se gjithçka pritet të zgjidhet pasi Gjykata Kushtetuese të instalohet dhe të marrë vendimin për dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMPLETOHEN ÇIFTET/ Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës (VIDEO)
Previous article "DEEPFAKE"/ Trendi i tmerrshëm në internet mund të shkatërrojë reputacionin tuaj dhe askush nuk di si ta ndalojë

k.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT