• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MES 100 EMRAVE TË SUGJERUAR NGA KRITIKËT/ “Le Monde” vlerëson Kadarenë
Home
Kulturë

MES 100 EMRAVE TË SUGJERUAR NGA KRITIKËT/ “Le Monde” vlerëson Kadarenë

10 July, 2019 Lubjana.autor Kulturë

Gazeta franceze “Le Monde” ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, edhe Ismail Kadarenë më romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Ky suplement vjen në formën e sugjerimit për lexuesin, të një plejade elitare të autorëve të evidentuar nga kritiket e gazetës që prej vitit 1946.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Kjo plejadë elitare vjen si një sugjerim për lexuesin, nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që këshillon mes tyre edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në ‘Le Monde’ në vitin 1970.

“Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithçkaje” shkruan Boske për romanin e Kadaresë.

Për kritikët e “Le Monde”, kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj, nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement sqarohet se lista e autorëve ka qenë frut i diskutimeve dhe debateve të forta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET VENDIMI I QEVERISË/ Ja si do të blindohet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit
Previous article REBELOHET PARTNERJA E PILOTIT MARC MARQUEZ/ Lusia Rivera i përgjigjet kritikave: Pozat e mia shkaktojnë skandal...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT