• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKARKOHET PAS 3 MUAJVE NË DETYRË DREJTORI I TATIMEVE/ Paralajmërimi i Ramës një javë pasi u emërua
Home
Aktualitet

SHKARKOHET PAS 3 MUAJVE NË DETYRË DREJTORI I TATIMEVE/ Paralajmërimi i Ramës një javë pasi u emërua

10 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet

Ka qëndruar vetëm për tre muaj në krye të Tatimeve. Qeveria shkarkon nga detyra, Enton Duron, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve. Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com, dhe vendimi pritet të zyrtarizohet në orën 12:00 në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Emërimi i tij më 27 Mars të këtij viti erdhi me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kur u largua nga detyra drejtoresha e Tatimeve në atë kohë, Vasilika Vjero.

Vetëm pak ditë pasi erdhi në detyrë, më 3 prill, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe patën një mbledhje me Duron dhe drejtuesin e ri të Doganave, Arlind Gjokutaj i emëruar në të njëjtën kohë me drejtuesin e Tatimeve.

Nga sa u mësua në atë kohë, mbledhja ishte me tone të ashpra dhe me piketa të qarta nga kreu i qeverisë për të ndryshuar situatën në Tatime, përmes një reformimi të thellë të të gjithë administratës. Në atë kohë, drejtuesve të rinj ju la një muaj kohë për të treguar rezultatet, që mesa u pa është shtyrë në tre muaj derisa sot Enton Duro shkarkohet. Ky vendim përkthehet në mungesë rezultatesh nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në një drejtori që  nga viti 2013, kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, ka ndërruar tre drejtorë. E para Briseida Shehaj, më tej ardhja e Vasilika Vjeros, pasuar nga Enton Duro, dhe që me drejtuesin e ri që pritet të emërohet, shkojnë në 4.

Në periudhën 2015- 2016 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Financave për çështjet makro-fiskale, statistikave dhe zhvillimit, përmes programit “Lead Albania”. Në periudhën maj 2018- mars 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku roli dhe sfida kryesore ka qenë krijimi i Kadastrës Fiskale. Nga data 27 mars 2019 deri më sot Enton Duro mbaji detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS STËRVITJA PARA-SEZONAL/ Tifozët e Juventus brohorasin për Higuain: Qëndro me ne... (VIDEO)
Previous article "MACET ME QENTË NUK SHKOJNË"/ Qytetarët "MASAKROJNË" Metën: Shijoje Like se po të pret burgu (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT