• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META DHE LSI THIKË PAS SHPINE PD-s”/ Basha jo zgjedhje me kryeminister Ramën. Monika: Të jem unë si Luli unë shkoj në zgjedhje (DEKLARATAT)
Home
Ekskluzive

“META DHE LSI THIKË PAS SHPINE PD-s”/ Basha jo zgjedhje me kryeminister Ramën. Monika: Të jem unë si Luli unë shkoj në zgjedhje (DEKLARATAT)

10 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Situata politike në Shqipëri përsa i përket kampit opozitar duket se po tensionohet pasi dy liderët e dy pative më të mëdha opozitare duket se kanë ide të ndryshme me njëri tjetrin. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha nuk e ka pranuar dekretin e presidentit për datën 13 tetor për zgjedhje lokale por kërkon largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore.

Ndërsa ish partia e presidenti këkon zgjedhje me 13 tetor dhe gruaja e presidentit tashmë kryetarja e LSI-s kërkon të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministë. Në një dalje në jë emision televiziv ajo tha se: Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. 

Alpenew.al ka risjell dhe njëherë deklaratat ku liderët e opozitë përplasen me njëri tjetrin:

Fjala e Monika Kryemadhit në një televizion:

Monika Kryemadhi: Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për veten e tyre dhe nëse shqiptarët nuk shikojnë që kjo opozitë që ka marrë përsipër ti udhëheqë nuk është e qartë. Negociatat tona me ndërkombëtarët nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit që edhe politikanët dhe ndërkombëtarët të shkojnë me pushime në gusht, nuk ka rëndësi se kush është në anën tjetër.Negociohet për për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që e ka çuar vendin në vijën e fundit.

Postimi i sotëm i Bashës:

Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Pra duket se paska një paqartësi në linjën e opozitës dhe kjo dukt pas vendosjes së datës së presidentit Meta e cila duke se e ka futur në një konflikt të hapur opozitë dhe liderët e tyre.

Përgatiti: AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID ZBARKON NË KANADA/ Ja hoteli super-luksoz ku po qëndrojnë lojtarët (FOTO)
Previous article OZIL DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ E ardhmja e "fantazistit" gjerman në Turqi tek klubi...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT