Situata politike në vendin tonë ka agravuar aq sa po ndodh një përplasje institucionesh midis presidentit dhe kryeministrit. Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Rama se ka kapur sistemin e drejtësisë duke e cilësuar si “ramaformë” ndërsa mazhoranca ka bisur procedurat për shkarkimin e presidenit.
Shumë njerëz shtrojnë pyetjen pse ky reagimi presidentit në lidhje me reformën kun ë vend diskutohet situate politike?
Ndoshta ngaqë po ndërtohen organet të cilat do hetojnë zyrtarët e lartë dhe kjo duket se e ka “zgjuar” nga gjumi presidentin. Por ajo që duket e dyshimtë është se Ilir Meta ka qenë politikani I cili në 2016 se ishte I gatshëm të jepte dorëheqjen dhe që shformonte qeverinë vetëm që votohej reforma në drejtësi.
Por kjo shkoka edhe më tej në lidheje me atë cka deklaroi presidenti disa ditë më pare ku kërkonte që Soros të rrijë larg Shqipërisë. Si kjo deklarat 2 vite më pare e bërë nga ish-drejtuesi I prokurorisë Adriatik Llalla ku thoshte për ambasadorin amerikan se: Kërcënimet e ambasadorit Lu janë tipike sorosiane që duan të manipulojnë opinionin public. Tashmë që Adriatik Llalla nuk është më drejtues I kësaj prokurorie dhe sitemi I drejtësisë po ndërtohet nën monitorimin e ndërkombëtarëve duket se e ka shqtësuar presidentin.
AlpeNews.al ju sjell 3 deklarata dy nga presidenti Meta dhe 1 nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla të cilat ngjajnë si dy “pika uji”:
17 korrik 2016 Ilir Meta kryetar kuvendi
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta huazoi thënien e ambasadorit Donald Lu për të thënë se “i është sosur durimi”, por nuk huazoi formulen e tij të takimit, duke hedhur në tryezë një tjetër propozim.
Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi që nga ky moment të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të Parlamentit, sikurse dhe ministrat e mi, nëqoftëse kjo i shërben kompromisit dhe vendit”
2 SHKURT 2019 deklarata e Adriatik Llallës
“Sa i përket procesit të kandidimit të anëtarëve të KED ftojmë zotin Lu dhe ekspertët të lexojnë ligjin përkatës. Është e rëndësishme që zoti Lu të lexojë variantin zyrtar në shqip dhe në anglisht. Nëse është mësuar të jetë zot në ambientin e politikës nuk mund ta bëjë në ambientet e prokurorisë. Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon për viza. Kërcënimet e ambasadorit Lu janë tipike sorosiane që duan të manipulojnë opinionin publik
Ky reagim vjen menjëherë pasi Prokuroria e përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë për presionet dhe shantazhet e ambasadorit Lu ndaj këtij institucioni”
2 korrik 2019- Deklarata e Metës
“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”, u shpreh Meta.
Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaform, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.
Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. “Ramaforma” është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë”, tha Meta.
Përgatiti: AlpeNews.al


