• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ Zbulohet pse hesht kreu i PD-së, Basha u shkollua me paratë e Soros
Home
Politikë

DOKUMENTI/ Zbulohet pse hesht kreu i PD-së, Basha u shkollua me paratë e Soros

9 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Ditët e fundit është rikthyer në tryezën e debatit politik sjellja dhe qëndrimet e fondacionit të miliarderit amerikan George Soros.

Gjithçka është kthyer nga presidenti Ilir Meta dhe akuzat në lidhje me Reformën në Drejtësi, që sipas tij është kthyer në “Ramaformë”.

Por, ajo që bie në sy është fakti se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka heshtur në lidhje me George Soros, përtej një fjale të vetme gjatë kohës që ishte në çadër.

Kreu i PD-së është treguar mjaft i kujdesshëm dhe është përpjekur në çdo rast ta ruajë në artikulimin e tij publik George Soros, përveç rastit të çadrës, kur i përmendi një herë emrin.

Heshtja e Lulzim Bashës duket se vjen për shkak të marrëdhënies së ngushtë me fondacionin Soros. Një njeri që nuk kishte hyrë kurrë në selinë e PD-së, deri në vitin 2014, kur Basha do të zhvillonte një takim me Soros, duke pasur në krah Grida Dumën, Eduard Selamin dhe Gert Bogdanin.

Por, zanafilla nuk është në vitin 2014. Gjithçka fillon në vitin 1995, ku sipas një dokumenti të publikuar gjerësisht i cili qarkullon në media, është fakti se Lulzim Basha ka siguruar një fond prej 7324 dollarësh  së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave kjo shumë parash është dhënë atëherë për Lulzim Bashën, kur studionte në universitetin e Utrecht, të cilin i është dashur rreth 16 vjet për ta përfunduar.

Por, shuma 7324 dollarë në atë kohë ka qënë një vlerë e konsiderueshme, sepse flitet përpara 24 viteve. Megjithëse edhe sot është një vlerë shumë madhe, në atë kohë ka qënë shumë fish.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Meta/ Presidenti bën lëvizjen e radhës

Këtu fillon dhe burimi i parë i arsyes pse Lulzim Basha ka heshtur për Soros, që shkoi më pas edhe deri në dorëzimin e selisë së PD-së në duart e tij.

Sot, në kupolën e PD-së përfshihen shumë nga njerëzit e fondacionit të George Soros, fondacion i cili po akuzohet nga presidenti, është akuzuar ashpër edhe nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha. Por, mesa duket Lulzim Basha është në të njëjtin zjarr dhe jo në vendin e gabuar, por aty ku ishte planifikuar për t’u zgjedhur nga Soros. I dërguar prej tij në 2005 në PD dhe sot kryetar i saj, mesa duket misionin e ka pasur të thjeshtë dhe të qartë, t’ia lehtësonte pushtetin kryeministrit Rama dhe të majtëve, të cilët sot drejtojnë Shqipërinë dhe kanë kapur të gjitha pushtetet.

Vetëm një javë më parë, Lulzim Basha i dorëzoi në tavolin 61 bashki Edi Ramës. Ndërkohë një marrëveshje e vitit 2017, i siguroi një mazhorancë të vetme në parlament.

Nga ana tjetër me Reformën në Drejtësi, e cila u votua në shumicë absolute nga Basha, duke mos votuar 7 ligjet të cilat e shoqëronin atë, kreu i PD-së i krijoi mundësinë Ramës të kapte edhe drejtësinë.

Pra, tre pushtetet, legjislativi, ekzekutivi dhe drejtësia tashmë janë të kapura nga kryeministri Edi Rama me ndihmën e pakursyer dhe të konsideriueshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili mesa duket po kryen misionin e tij të qartë të marrë nga Soros, për përqëndrimin e pushtetit tek të majtët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 15 VITE NË TOP MEDIA! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ Ekzekutoi me armë zjarri kunatin emigrant, 71-vjeçari vret veten në momentin e arrestimit (EMRI)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT